Jemi në pikun e virozave, nuk ka ditë që të mos dëgjosh për persona që janë prekur nga gripi.

Zakonisht nga muaji dhjetor deri në shkurt quhet sezoni i gripit.

Por a është e mundur të sëmureni nga gripi më shumë se një herë përgjatë një sezoni?

Pra, nëse e keni kaluar gripin për këtë sezon, a jeni realisht jashtë rrezikut.

Shpesh nuk funksionon në këtë mënyrë. Gjatë këtyre muajve mund të sëmureni nga gripi për herë të dytë.

Kjo për shkak se ka katër lloje të ndryshme të viruseve që shkaktojnë gripin: A, B, C dhe D. Gripi A dhe gripi B shkaktojnë epidemitë sezonale që prekin njerëzit në vjeshtë dhe dimër.

Kur sëmureni nga një lloj virusi, trupi juaj zhvillon një përgjigje imune që do t’ju mbrojë më vonë nga infektimi me të njëjtin virus. “Mundësia për të marrë përsëri të njëjtin virus është më e ulët”, shpjegon Denise Pate, MD, mjeke në Zyrat Mjekësore të Manhatanit. “Megjithatë, mund të infektoheni me një lloj tjetër virusi dhe antitrupat që keni formuar nga periudha e parë nuk ofrojnë mbrojtje”.

Lajmi i mirë është që nëse keni kaluar një lloji gripi kjo nuk ju bën më të ndjeshëm ndaj llojeve të tjerë.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re