Është duke u mbajtur në Gjykatën Kushtetuese seanca ku po shqyrtohet padia e Partisë Republikane, që të mos ketë kufizime për 10 persona, në tubimet që do të mbahen përgjatë fushatës zgjedhore. Në argumentimin e tij, përfaqësuesi i PR-së Dardan Mustafa tha se urdhëri i dhënë nga qeveria, me propozim të Komitetit Teknik i vë partitë në pozita jo të barabarta, pasi kryeministri dhe PS mund të zhvillojnë takime.

Dardan Mustafa përfaqësues i PR: Urdhri i vë Partitë Opozitare në pozita të pabarabarta. PS dhe kryeministri mund të zhvillojnë takime, ndërkohë që opozita jo. Nga mjetet e komunikimit në distancë opozita mund t’u drejtohet vetëm 72 për qind të qytetarëve, por kjo nuk është e njëjtë me takimet direkte që mund te zhvillojnë përfaqësuesit e partive me elektoratin. Disa Shtete në Amerikë lejojnë takime në vende të hapura duke ruajtur shëndetin e pjesëmarrësve

Gjyqtarja Elsa Toska relatore e çështjes: Në dijeninë tuaj mund të zhvillohen fushata me 10 persona?

Mustafa: Pavarësisht numrit të peesonave mbledhjet partiake janë të ndaluara.

Marsida Xhaferrllari: Urdhri që ju kundërshtoni është bazuar në vendimin e Komitetit Teknik. A mendoni se tubimet mund të zhvillohen online?

Mustafa: Tubimet nënkuptojne takimet mes palëve. Online mund të zhvillohen konferencat, tubimet janë tërësisht gjë tjetër.

Sonila Bejtja: Sa ka ndikuar shtrëngimi i masave tek ndikimi në elektorat?

Mustafa: Masat na kanë kufizuar për të takuar elektoralin. Duke qenë në prag të zgjedhjeve parlamentare , kjo situatë krijon pabarazi. Natyra e urdhërit është e tillë që të ndikojë kapacitetin për zhvillimin e fushatës. Fjala tubim është takim fizik.

GJK: A keni marrë leje para organeve kompetente, si ka qenë praktika e punës gjatë këtyre takimeve? në kohën që ka dalë urdhëri i ministrisë shëndetesise a kishte dalë data e zgjedhjeve?

Mustafa: Ne po përdorim rrjetet sociale kryesisht facebook, nuk ka asnjë masë konkrete, aktualisht nuk kemi dijeni që të jenë marrë masa.

GJK: A keni dijeni çfarë masash janë marrë për të inkurajuar publikun për lirinë e shprehjes se qytetarëve në zgjedhje?

PR: Po kemi kërkuar

GJK: Ju thatë që ndalohen tubimet mbi 10 persona, por ndërkohë thoni që nuk ndalohen grumbullimet e zakonshme, një interpretim se si keni dalë në këtë rezultate. Pra keni konstatuar ulje të presioneve gjatë fushatës? Si bëhet divulgimi i fushatës në media?

Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk ka privilegje siç pretendohet nga PR. Ndërmarrja e këtyre aktiviteteve rrezikon jetën. Kufizimet janë në përputhshmëri me ligjin për mbrojtjen e popullit në rast pandemie.

Vijon…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re