Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend, ku ka folur për protestën e bërë nga banorët e disa lagjeve në Tiranë, që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe, dhe nga projekti i Rindërtimit në zonën e 5 Majit.

Berisha tha se mbështet protestën e banorëve, dhe iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve në kryeqytet që të solidarizohen me ta.

“Ai nuk po bën marrëveshje, një marrëveshje mes palëve kërkon firmën e të dyve, dhe noterizimin e dokumentit, kërkon firmën e Lal Plehut, mos tia themi emrin, pse personit të autorizuar prej tij.

Një territor iu jepet disa kompanive për tu zhvilluar, në të gjithë Tiranën, territori është zhvilluar përmes kontratave mes ndërtuesve dhe poseduesve të tokës, dhe nuk ka pasur konflikt.

Ndërsa këtu çfarë ndodh, pjesën më të madhe të fitimin e merr qeveria, bëhet fjalë për kulla 35 katëshe, dhe prapë banorëve nuk iu jepet e drejta për tu sistemuar. I mashtrojnë duke iu kërkuar një vetëdeklaratë të noterizuar”, tha Berisha.

Sa i takon akuzave të Lulzim Bashën, për koalicionin me Kryemadhin, Berisha tha:

A mund ti përgjigjesh njeriut që në dy fjalë thotë 3 gënjeshtra? Nuk kam komente personale për kandidatët e Bashës, di që ata janë kandidatë të Lul Bravës, nuk kanë asnjë lidhje me anëtarësinë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re