Ditën e djeshme u publikua lista e pagave të më shumë se 630 mijë qytetarëqve shqiptarë, ku u vunë re paga shumë të larta mujore të cilat i merrnin idividë të caktuar. Për të folur lidhur me mundësinë sesa e vërtetë është që këto paga të jenë reale, ka qenë i ftuar me anë të një lidhje skype për studion e Fax Neës, eksperti i ekonomisë Pano Soko.

Soko ka shpejguar se rrogat e larta ishin tregues I pastrimit të parave dhe sipas tij ishte një skemë që përdorej nga individë të caktuar, duke theksuar se ekonomia jonë nuk kishte një nivel të tillë sat ë përballonte paga të tilla.

Ndër të tjera eksperti foli edhe për informalitetin e lartë ku nënvizoi se arsyeja për këtë ishte fakti se niveli i taksimit ishte tepër i lartë për pagat e ekonomisë shqipotare duke shkaktuar fshehjen e të ardhurave.

Rrogat e larta, sa e besueshme është që në Shqipëri të ketë paga 500 milionë lekë të vjetra në muaj?

Pano Soko: Ato janë skemë, u mundova dhe publikisht të bëja një përmbledhje të shkurtër. Të gjitha këto paga që shikojmë në mënyrë anomalisht të larta, jo vetëm të larta, në përgjithsësi janë skema. Këto janë skema të individëve të cilët kërkojnë të pastrojë para të siguruara në forma të tjerë duke i futur në bankë si pagë. Është shumë thjeshtë sepse në një marrëveshje mes individit dhe kompanisë këta të fundit mund të bien dakord që pagesa për këtë person të jetë e lartë duke marrë parasysh edhe pjesën e pagesës së sigurimeve shoqërore dhe natyrisht është një rrugë shumë e mirë për të pastruar një tufë të madhe parash. Sepse duhet kuptuar që Shqipëria nuk ka biznese apo kompani të tilla të cilat të mund të përballojnë paga të tilla që mund të kalojnë edhe më shumë se 2 milionë euro e gjysmë në vit. Natyrisht që në momentin e parë që ti shikon që paguhen rroga të tilla vjetore, atëherë këtu natyrosht që ka një mospërputhje që nëse i futesh analizës këto veprime të çojnë tek pastrimet e parave. Është anomalisht shumë e lartë si pagë kështu që kjo është e vetmja mënyrë.

Informaliteti i ekonomisë për pagat e ulëta të 70% të rrogave të personave të tjerë.

Soko: Unë më tepër sesa i interesuar për të parë pagën e njërit apo tjetrit isha i interesuar për të parë fenomenin e evazionit fiskal i cili në Shqipëri duket se është ulur këmbëkryq sepse është e pamendueshme që ti të shikosh individë të cilët kanë mirëqenie dhe të ardhura dhe në fund fare i shikon me pagë të deklaruar prej 30 apo 40 mijë lekësh. Kjo tregon se këtu ka informalitet të lartë. Pse vjen kjo? Sepse niveli jonë i taksimit për të ardhurat personale është i tillë që nuk mund të përballohet nga kjo ekonomi që ne kemi.

(B.V/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re