Muhamedi si model sublim i së mirës.

Nga: Alban Gorishti

Toka dhe qielli u përgatiten gjatë për ardhjen e tij, po, ato ndikohen nga mirësia dhe ligësia e aktivitetit njerëzor. Për këtë zbritja e një të miri poshtë një nën qielli të mbuluar nga poshtërsia dhe epshi është njëfarë “padrejtësie” ndaj të ligjve, ndaj atyre që nuk mundet dot ta përtypin dhe ta ndjekin atë. E nëse kjo vlen për një njeri të mirë imagjinoni se sa vlen për një profet, për një te përzgjedhur me kujdes nga vet providenca hyjnore. E midis profetëve imagjinoni pak më të mirin e tyre, Muhamedin alejhi selam.

Të flasësh për 2 dekada vazhdimisht me çiltërsine më të madhe do të ishte një “torturë” tingujsh të vështirë për deshifrim për të ndytin shpirtërisht dhe të pavërtetin emocionalisht. Imagjinoni Muhamedin alejhi selam në kohë pandemish si ajo që po kalojmë, në kohë “zgjebesh dhe të zgjebosurish”, si mundet që i miri, qëllim pastri të besohet sot, si mundet që ai të ndiqet apo mirë kuptohet? Jo përkundrazi ai ka për të ngel vetem, ka për tu larguar, shumë nuk do ta kuptonin, të tjerë do ta anashkalonin pa arsye, e të tjerë do të zhfrytëzonin cdo rast për ta etiketuar pa arsye. Kështu që nuk do të mundeshin ta përceptonin dot as vetë se përse nuk e ndoqën shembullin e tij dhe përse nuk e afruan “shenjtërinë” e shoqërimit me të. Llogaritë jane bërë, shoqëritë humbin shumë prej bereqeteve dhe mirësive nëse e kthejnë të vërtetin tonë nga statusi i vendalliut në atë të muhaxhirit.

Ndaj këtu ndaluni dhe meditoni, si mundet që Muhamedi të jetojë në një epokë tjetër krahas asaj të sahabëve, njerëz të cilët luftuan me nyjen e shejtanit në zemrat e tyre ashtu që ta pranonin Muhamedin alejhi selam duke shkatërruar madje edhe shëndetin e tyre si e si vetëm që të lartësonin emrin e tij ashtu siç ai u lartësua deri në ufukil ala – në kufirin maksimal qiellor të asaj ku mundet të mbërrijë vetëm e pastra absolute dhe më e mira e mundshme.

Ndaj si mundet të mbartin këtë miresi popuj të cilët nuk e lexuan të shkruar asnjëherë emrin e tij dhe si mundet zemra që nuk e njohu kurrë të dashurin e të Dashurit, të gëlon nga respekti per të aq sa ky respekt ta bëjë atë njeri-human i cili do të reshtohej në anën e atyre që dënojnë çdo cënim të personalitetit më të bekuar që ka njohur bota. Nuk mundet, nuk mundet, ne reagojmë pasi, zemra e njohu homologun e tij në çdo kohë dhe pamë se çfarë efekti ka shembulli i tij në jetën e atyre që pa e parë e deshën më tepër sesa shumëçka. E habitshme me disa, penalizojnë disa blasfemues duke harruar se kurrë Muhamedi nuk ishte i “përshtatshëm” për çdo kohë, ashtu siç të mirët pas tij nuk u pasuan jo sepse nuk u besuan por e mira për shume zemra është e rënde dhe ka një peshë të konsiderueshme për zemrat që e mirëpresin atë.

Ndaj si mundet “të fajësohet” ai i cili ështeë i zhytur në gabime dhe penalitete, a mundet ta huazojë e keqja të mirën? Sytë tashmë të rënduara nga pesha e rëndë e qerpikëve të ngacmuar nga tingujt që lëshojnë gërmat të cilat përshkruajnë atë personalitet sublim. Por edhe pse në këtë gjendje, një pyetje me troket vazhdueshëm në mendjen e lodhur tashmë nga kontraditat e papërgjigjura, vallë a mundet të keqes t’i bëhet një vend në fqinjësi me të mirën? Çfarë ndodh nëse e mira imponohet ndaj të keqes së caktuar a mundet kjo e fundit të justifikohet për mos mbajtje fjale, për shkelje amaneti, për braktisje të së mirës në mes të rrugës? A duhet të lodhet e mira për të ndihmuar psikologjikisht të keqen nëse e di se ajo është e paaftë të bëjë kompromise me vetveten e saj, duke e lënë këtë të mirë të flakur tutje si diçka e pavlerë për masat. Imagjino tani nëse vet profecia Muhamedane ishte ajo që do ishte flakur tutje, a do të justifikoheshin banorët e atyre vendbanime për zullumin dhe rrefuzimin e tyre. Duhet kuptuar që tashmë nuk kemi të bëjmë thjeshtë me një preferencë personale por me njerëz që përgjatë takimit ndërmjet qiellit dhe tokës, zgjodhën token!! Ndërsa ai qe zgjedh tokën pasi i ka parë qartë bukuritë qiellore, meriton përbuzjen e gjithçkaje frymore apo jo, ashtu siç pati thënë ai në emër të të cilit verbalizohet e mira dhe e pastra,Muhamedi alejhi selam, kush është i keq dhe largohet nga kjo botë rehatohet nga kjo ikje çdo gjë ne qiell apo në tokë madje edhe drurët, kafshët etj. Ndërsa për ikjen e të mirit qan qoftë qielli qoftë toka. Ndaj a mundet të “penalizohet” e keqja për shkak se nuk e mbarti të mirën? A mund të “dënohet” i keqi për shkak se e mira është tepër për të, ndërsa kjo e mirë ka vetëm një emër, Muhamedi është i dërguari i Zotit محمد رسول الله.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re