Ushqimet e thata janë një snack ushqyese që po fiton gjithnjë e më shumë terren për shkak të ritmit të shpejtë të jetës. Çfarë është më e lehtë se sa të hani disa fruta të thata kur jeni të uritur? Por disa besojnë se ngrënia e tyre mund të shtojë peshën trupore dhe se ato nuk ofrojnë lëndët ushqyese të duhura. Le të shohim më poshtë të gjithë të vërtetën për frutat e thata.

Frutat e thata janë frut që i është hequr pothuajse i gjithë uji me anë të tharjes. Gjatë këtij procesi fruti tkurret, duke ruajtur dendësinë e energjisë. Rrushi është ndër frutat e thata më të zakonshme, pasuar nga kumbullat dhe kajsitë. Ka disa varietete që përmbajnë sheqer dhe këto janë zakonisht mango, ananasi, bananet.

Një nga të mirat e frutave të thata është se ato mund të mbahen për një periudhë shumë më të gjatë se ato të freskëta. Gjithashtu, ato janë një snack shumë i dobishëm, veçanërisht kur dëshironi të hani diçka në udhëtimet tuaja, pasi nuk kanë nevojë për frigorifer.

Por a ju shëndoshin frutat e thata?

Nëse llogarisni porcionin që do të konsumoni, atëherë do të merrni të njëjtën sasi kalori sikur të hani fruta të freskëta. E rëndësishme të dini është se duhet të llogarisni sasinë që hani, sepse të tharat janë në formë të koncentruar.

Por çfarë ndodh me lëndët ushqyese? E vërteta është se frutat e thata përmbajnë deri në 3.5 herë më shumë fibra, vitamina dhe minerale sesa frutat e freskëta. Megjithatë, ka disa përjashtime. Për shembull, përmbajtja e vitaminës C zvogëlohet ndjeshëm kur frutat thahen. Por në përgjithësi, frutat e thata janë një burim i mirë i antioksidantëve dhe lëndëve ushqyese.

Disa studime kanë treguar se njerëzit që hanë fruta të thata kanë tendencë të peshojnë më pak dhe të marrin më shumë lëndë ushqyese, krahasuar me njerëzit që nuk hanë fruta të thata. Megjithatë, duhen bërë më shumë studime për të treguar se ngrënia e tyre përmirëson shëndetin. E rëndësishme është të zgjidhni frutat e thata pa shtresë sheqeri, sepse ato mund t’ju shtojnë peshën dhe të kenë efekte negative për shëndetin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re