Përpos pjesës që mund të shtoni në peshë, një studim i ri ka sugjeruar që të hani darkë vonë mund të rrisë rrezikun për diabet dhe sëmundjet e zemrës.






Studiuesit nga “Perelman School of Medicine” në Universitetin e Pensilvanisë zbuluan qe të hani darkë vone mund të rrisë nivelet e glukozës dhe insulinës, të cilat dyja njihen se shkaktojnë tipin 2 të diabetit.






Ekspertët zbuluan që të hani darkë pas orës 7 mund të ndikojë në rritjen e rrezikut për sulm në zemër. Studiuesit nga “Dokuz Eylül University” studiuan më shumë se 700 të rritur me presion të lartë gjaku për të zbuluar nëse oraret e ndryshme të ngrënies kishin ndryshim te shëndeti i tyre.






Ata zbuluan që të hani darkë vonë kishte një impakt në presionin e gjakut gjatë natës, ndërkohë që të hani dy orë para se të
shkoni në shtrat sillte akoma dhe më shumë dëmtim.
/shkollaeshendetit.com



