Blerti Cami mjeku obstetër gjinekolog, ishte këtë të enjte i ftuar në “Good Morning Albanians” ku ka folur edhe rreth paragjykimeve që merr duke bërë këtë profesion.

Ai tha se ka shpesh paciente që dëshirojnë të vizitohen nga një femër, por prap kjo nuk e pengon në punën e tij.

“Për fat në Shqipëri ne nuk e ndiejmë shumë këtë gjë. Ka një farë emancipimi dhe është një popull i përgatitur me figurën e mjekut mashkull dhe të mjekut femër. Sigurisht hasim vazhdimisht pacientë që duan të ndiqen nga një femër, por nuk është fenomen që të trajtohet kjo si diçka që të pengon në punën tënde”, tha gjinekologu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re