A parashikon qeveria futjen në karantinë për festa? Flet Mira Rakacolli

1-2.jpeg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka zbuluar se qeveria ende nuk po parashikon futjen në karantinë të qytetarëve edhe pse festat e fundvitit që mund të sjellin grumbullime janë para.

E ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Rakacolli u shpreh se nuk jemi shumë mirë sa i përket shifrave, por as nuk jemi në nivelin për të menduar një mbyllje të mundshme.

Nëse indikatorët ndryshojnë, padyshim që nuk përjashtohet mbyllja. Zv.ministrja i kërkoi qytetarëve që të vaksinohen dhe të mbajnë maskat.

Rakacolli: Gjithçka do jetë në bazë të shifrave. Në kemi një farë qëndrueshmërie në indikatorë, jo se jemi shumë mirë, por nuk kemi një rritje të madhe të shifrave. Nëse këto indikatorë do ndryshojnë do ketë masa në përputhje me nivelin e indikatorëve. Ajo që duhet të bëjmë ne është vaksinimi dhe maskat.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë