Pas zërave se mes tij dhe Lulzim Bashës kishte pasur përleshje fizike brenda në selinë e partisë Demokratike, ka ardhur edhe reagimi i Flamur Nokës.
Noka e konsideron vendimin e marrë si një mohim të historisë së partisë Dem,okratike dhe shton se nuk është një rast për të cilin mund të vendoset nga një person i vetëm por duhet të pyeten të gjitha institucionet e partisë.
Më tej përsa i përket përplasjes fizike me Bashën, Noka i quan shpifja të ulëta dhe të pavërteta, pasi sipas tij ai vetëm i kishte komunikuar mendimin e tij për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD dhe asgjë më shumë.
Reagimi i Flamur Nokës, pas zërave se kishte pasur përleshje fizike mes tij dhe Lulzim Bashës:
Ne detyrim ndaj demokrateve dhe opinionit publik ju bej me dije se ne mbledhjen e grupit parlammetar une mbrojta bindjen se PD duhet tu qendroje parimeve dhe vlerave te nje demokracie dhe te drejtave qe cdo individi ja percakton kushtetuta ..Detyra e PD eshte te punoj pa reshtur te sqaroj aleatin tone strategjik rreth shpifjeve , trillimeve dhe sajesave qe Rama dhe Rilindja ju ka percjelle ne adrese te Sali Berishes….Vendimi mbi përjashtimin e Sali Berishës është perligjje e ketyre akuzave , dhe mohim i historisë te vet PD. Vendime të tilla nuk mund të merren nga 1 person, qoftë ky dhe Kryetari, por te pyeten institucionet e Partise dhe të shkohet në referendum me votën e anëtarësisë. Siç e përmenda edhe në grup, këtë qendrim ia komunikova kryetarit Basha edhe në zyrën e tij pas berjes publik ne media te qendrimit te tij para mbledhjes. Çdo histori që e çon këtë bisedë tek banalitetet me sherre, është një shpifje e ulët dhe e neveris .
(B.V/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb