Mjeku Tritan Kalo ka hedhur poshtë çdo dyshim se mund të ndryshohet shkaku i vdekjes në skendën mjekësore.

Teksa ja purgjigj pyetjes së gazetares në lidhje me manipulimin e shifrave, Kalo theksoi se është e përcaktuar mirë ligjërisht dhe shkencërisht kur plotësohet një skedë vdekja arsyet se pse i sëmuri vdes.

Sipas Kalos nuk mund të ketë asnjë lloj fallsifikim apo ndryshim dhe se problem është kush është shkaku parësor, jo gjithmonë sëmundja bazë është shkaku kryesor.

Gazetarja: Dhjetë ditëve të fundit janë rritur edhe humbjet e jetës. Një pyetje për doktori Kalon. A ka një protokoll specifik sesi ndahen viktimat nga Covid, detyrimisht duhet të humbin jetën në spitalet Covid. Cili është protokolli që ndiqet për tu çertefikuar si rastet me Covid-19? A përfshihen edhe humbjet e jetës që mund të ndodhin në shtëpi?

Kalo: Përsa i përket rasteve të humbjes së jetës në shtëpi unë nuk mund të them asgjë pasi janë zyrat e gjendjes civile të cilat mund të saktësojnë ose mjekët e familjes apo drejtoritë dhe mjekët e agjencisë rajonale të Shëndetit.

Por ju flas në lidhje me shërbimin e sëmundjeve infektive dhe në spitalet Covid-19. Ka të përcaktuar mirë ligjërisht dhe shkencërisht kur plotësohet një skedë vdekja arsyet se pse i sëmuri vdes. Dhe në këto raste nuk mund të bëhet asnjë ndërhyrje, ose të krijohet një artificë si në lidhje me momentin e diagnozës së pranimit, evolucion të diagnozës së rasteve apo dhe të përfundimit.

Në këtë rast nuk mund të ketë asnjë lloj fallsifikim apo ndryshim problem është kush është shkaku parësor, jo gjithmonë sëmundja bazë është shkaku kryesor. Vdekjet që ndodhin jo gjithmonë janë fatale të lidhur e COVID. Dhe këto janë saktësisht të përcaktuar në kartelën e personit që ka ndërruar jetë. Nuk ka asnjëlloj ndryshimi. Problematikat krijojnë një tymnajë duke dëbsuar punën e mjekëve të cilët po sakrifikojnë shumë  dhe vënë jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar jetën e të tjerëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re