Eksperti i turizmit, Astrit Kurti, foli sot në emisionin e mëngjesit “7 pa 5” lidhur me pritshmëtitë e turizmit në sezonin që na pret.

Eksperti tha se këtë vit turizmi në vendin tonë do të ketë disa risi. Ai iu referua hapjes së tunelit të Llogarasë, i cli do të lehtësojë lëvizjen e turistëve në jug.

Pyetjes nëse turistët nga Kosova po braktisin Shqipërinë, eksperti iu përgjigj duke e thënë se diçka e tillë nuk ndodh, sepse shtetasit nga Kosova kanë ndjesi të theksuar nacionaliste dhe patriotike.

Astrit Kurti: Ky vit ka disa risi në turizëm, sepse do hapet tuneli Llogarasë…me çmimet në rajon jemi konkurrues.Një pjesë e turistëve nga Kosova përsëri do ndalojnë në Shqipëri..edhe kur të hapet aeroporti Vlorës do të sjellë më shumë turistë nga Kosova në Shqipëri.

A do dominojnë të huajt e jo Kosova?

Astrit Kuriti: Turizmi nuk ka monopol. Ata shfrytëzojnë pak edhe pjesën e naionalizmit që do të udhëtojmë në vise shqiptare…Vlora është më afër, Durrësi është më afër. Kosova ka mentalitetin, nacionalizimin më të theksuar.

A kemi qenë abuziv me çmimet me turistët nga Kosova?

Astrit Kurti: Turisti nuk ka emër të pjesa e çmimit. Zona e jugut e ka më shumë këtë fenomen.

Në përfundim të intrevistës, eksperti tha se Shqipëria pret një sezon më të mirë, më stabël dhe më shumë pozitiv.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re