Skip to content

A po investigohet Balluku për aeroportin e Vlorës? Dumani e konfirmon: Çështja ndodhet në fazën e hetimit paraprak!

Progetto senza titolo 28

Kreu i SPAK Altin Dumani u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në raportimin e tij në Parlament para ligjvënësve.

Dumani iu përgjigj një pyetjeje nga deputeti i PD Belind këlliçi, lidhur me përfshirjen e zv/kryeministres Belinda Balluku në çështjen e aeroportit të Vlorës.

Kreu i SPAK pranoi se çështja ndodhet në fazën e hetimit paraprak dhe për këtë arsye nuk mund të japë shpjegime.

“Unë nuk mund të jap, ju përmendët aeroportin e Vlorës, nuk mund të jap shpjegime për çështje që janë në fazën e hetimit paraprak”, u shpreh Dumani.