Kryeministri shqiptar Edi Rama ka pritur sot ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë Ann Linde, ndërsa në përfundim të këtij takimi mbajtën dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Si një pasuese e kryesimit të OSBE-së Ann Linde dhe Rama u pyetën më së shumti mbi paketën ‘Antishpifje’, shumë e kontestuar nga shoqëria civile dhe gazetarët . Kryeministri shqiptar duket mëse i vendosur për ta kaluar në Parlament dhe pas paralajmërimeve të ndryshme nga BE për të zbatuar të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Por në lidhje me këtë çështje gazetarja e Fax Neës Rovena Cerka pyeti ministren e jashtme Lind nëse mendon se gazetarëve shqiptarë sidomos pas shumë pranimeve të kërkesave të gazetarëve shqiptarë për azil në Suedi.

“Në lidhje me azilkërkuesit ka një proces për këtë, kemi pasur probleme nga disa vende të cilat kanë pasur kërkesa të pabazuara azili, nëse nuk merr azil riatdhesohesh,.

Në të njëjtën kohë japim mundësi të gjithëve për të kërkuar zil.

Por duhet të them se Suedia është në mbojtjes totale të lirisë medias dhe eshtë e rëndësishtme që qeveria të konsultohet me shoqërinë civile dhe është një nga të drejtat bazike për të gjithë vendet e BE-së por dhe vendet kandidatë për në BE”, u shpreh Linde.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re