Ndoshta nuk ju ka shkuar në mend por pastrimi dhe dezinfektimi i lavatriçet është shumë i rëndësishëm. Lavatriçet mbajnë baktere nga rrobat dhe ju duhet ta mbani pastër atë. Por mos u shqetësoni mjafton të bëni vetëm disa veprime:

Një herë në muaj duhet të pastroni lavatriçen dhe jo vetëm pjesën e brendshme, por edhe pjesët anësore, derën, gomën, si dhe vendin ku hidhet detergjenti. Por, më e rëndësishmja është të pastroni centrifugën.

Gomën pastrojeni me ndihmën e një lecke që më parë e keni zhytur në uthull. Ju këshillojmë që pasi ta pastroni derën e lavatriçes, ta lini të hapur për një kohë.

Centrifugën mund ta pastroni me uthull ose sode bukë ose me lëngun e limonit. Në pjesën ku hidhet detergjenti i rrobave hedhim një përbërje prej dy lugë sodë buke dhe gjysmë gote uthull të distiluar. Mbyllim derën e lavatriçes. Vëne rregulluesin e temperaturës në temperaturën më të lartë dhe zgjidhni ciklin më të gjatë të larjes që ekziston në lavatriçe.

Lëreni lavatriçen që të punojë deri në fund të ciklit të pastrimit, soda dhe uthulla do ta pastrojnë dhe dezinfektojnë në tërësi pjesën e brendshme të lavatriçes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re