Në Kinë, 47 raste të reja të COVID-19 u konfirmuan më 28 tetor, numri më i madh në më shumë se dy muaj, tha autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit.

Nga rastet e reja, 23 ishin infeksione lokale në Xinjiang, të cilat përfshinin pacientë më parë asimptomatikë pas një infeksioni masiv të regjistruar në Kashgar, ndërsa pjesa tjetër ishin të ashtuquajtura të “importuara nga jashtë”.

Rritja e numrit të infeksioneve të konfirmuara COVID-19 është më e madhja që nga 9 gushti, kur u regjistruan 49 raste, por është edhe më pak se ajo që ishte në Kinë në kulmin e epidemisë në shkurt.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të COVID-19 në Kinë është tani 85,915, ndërsa numri i vdekjeve ka mbetur i pandryshuar, 4634.

Këto shifra, gjithsesi ngjajnë paradoksale në një sens krahasues me ato të pjesës tjetër të botës.

Gjithashtu paradoksal duket dhe fakti që, ndërsa kudo po rikthehet një valë infektimesh, më e rëndë se në pranverë, në Kinë ende nuk ka një tablo të tillë alarmante.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re