Askush të mos mendojë se vaksina kineze apo ajo ruse është në Tesla, që mjafton vetëm të shkosh dhe të paguash pëer t’i marrë. Edhe ndonjë shtet që ka lidhur marrëveshje, nuk ka marrë akoma gjë. Sasitë edhe për ato vaksina është i kufizuar. Merrni numrin e të vaksinuarve në Rusi në raport me popullsinë nuk të bën të besosh se sasitë janë të mëdha.

Së dyti, mbase është keqkuptuar apo keqinterpretuar ajo që unë kam thënë, duke harruar atë që jkam thënë në fillim. Ne nuk kemi asnjë arsye në botë që të vëmë në diskutim profesionalizmin e shkencëtarëve kinez apo ato rus. Nga pikpamja e vlerës ne nuk kemi asnjë dyshim apo kontestim. Por kini parasysh janë vaksina ende të paprovuara në nivelin e OBSH-së. Kjo nuk do të thotë se ne po i rrimë larg ngaqë janë të paaprovuara.

Ne nuk kemi arsye të mendojmë që ne kemi ndonjë precendcë apo prioritet në radhën shumë të gjatë edhe për ato vaksina. Unë nuk kam ndryshuar mendim . Nuk është ccështje gjeopolitike, por është një luftë politike në vetvete, jo për ne. Në të gjithë planetin bëhet një luftë politike për vaksinat. Nuk ka sasi. Është një luftë që varet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe marrëdhëniet mesd vendëve, por dhe raportet personale. Duket ccudi por ndikon dhe kjo. Nuk i kemi këto vaksina në dispozicion dhe ne po i refuzojmë. Nuk kemi hedhur hap drejt këtyre dy burimeve, sepse nuk ka arsye objektive që të na ccojë në rezultat. Për më shumë nuk dëshiroj të komentoj, por e kam thënë dhe e përsëris. Kjo situatë mund të ishte ndryshe.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re