Mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë në Durrës në kuadër të nismës së tij brenda PD-së të ashtuquajtur “Foltore” për të zhbërë vendimin e Lulzim Bashës që e përjashtoi nga grupi parlamentar.

Por a po përçahet PD me lëvizjet që po zhvillon në bazë lideri historik i së djathtës shqiptare? Kësaj pyetje, lideri i PD-së, Lulzim Basha iu përgjigj shkurt duke thënë se opozita ka vetëm një armik.

“PD është e përkushtuar për të bërë gjithçka për Shqipërinë dhe shqiptarët, armiku i vetëm është regjimi i instaluar dhunshëm në 25 Prill” tha Basha.

Berisha sonte në orën 18:00 do të takojë demokratët në Durrës. Ai është shprehur i vendosur për të vijuar takimet në bazë me qëllimin mbledhjen e firmave për të thirrur forumet e partisë për të rrëzuar vendimin e përjashtimit nga grupi, që sipas ish-kryeministrit është nul.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko