Kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh ka akuzuar Izraelin se po përpiqet ta kthejë kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Al-Quds/Jeruzalemin lindor të pushtuar në një sinagogë hebreje.

Duke iu drejtuar një ceremonie mbi statusin historik të Xhamisë Al-Aksa në qytetin Al-Bireh të Bregut Perëndimor, Shtayyeh tha se edhe pas 55 vjetësh gërmimesh izraelite në Al-Quds, nuk është gjetur asnjë gjurmë e një tempulli hebre.

Ai theksoi se palestinezët po përpiqen të ruajnë status quo-në në Al-Kuds që ka ekzistuar që nga sundimi osman në Palestinë.

Kryeministri palestinez falënderoi gjithashtu “të gjithë ata që ndihmuan palestinezët”, veçanërisht Jordaninë dhe Turqinë për kujdesin dhe përgjegjësinë e tyre të përbashkët ndaj Al-Quds.

Për myslimanët, Al-Aksa është faltorja e tretë më e rëndësishme, dhe hebrenjtë pretendojnë se dikur kishte dy tempuj hebrenj në vend.

Kompleksi Al-Aksa, i cili mbulon 15 për qind të bërthamës së vjetër të Al-Quds, është nën pushtimin izraelit dhe është pika e takimit të tre feve më të mëdha në botë.

Izraeli pushtoi Al-Quds-in lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967.

Izraeli aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980 dhe procesi nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.