Në një lidhje direkte me studion e lajmeve në Abc News, drejtoresha e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka folur edhe rreth situatës jo fort të mirë në Shkodër.

Endri Xhafo:

Çfarë ndodhi në Shkodër? Janë bërë më pak teste?

Silva Bino:

“Shkodra ka bërë shumë më tepër teste sesa rrethe të tjera. Masat e distancimit social në Shkodër nuk janë respektuar siç duhej. Fajin e kanë edhe vetë shkodranët. Në Shkodër 60 per qind e rasteve janë asimtomatikë, kjo vjen nga gjurmimi epidemiologjik, si do të ishin kapur ndryshe? Kjo është bërë në baze të gjurmimit dhe testimit.”

Më tej zonja Bino thotë gjithashtu se në fillim testohen personat që kanë shenjat.

“Ti nuk teston në masë. Ti vazhdimisht duhet të jesh në kontroll, të ruash masat e distancimit social, edhe pse e ke bërë testin duhet të vazhdosh të jesh i kujdesshëm,” shton ajo më tej.

Ndërsa sa i përket rasteve kur ka pasur raportim të vetëm një rasti për një qytet specifik Bino thotë se kanë qenë raste që kanë rënë në kontakt, në një mënyrë apo tjetër me persona të infektuar.

Silva Bino:

“…Ose personi ka pasur kontakt me ata të infektuarit në qytet tjerër, mund të kenë qenë në një  furgon, ose është identifikuar nga mjekët ose 127. Këto janë burimet nga të cilat sigurohet informacioni, nepërmjet këtij ne zgjerojmë hetimin dhe fillojmë kontrollojmë të gjitha grupet. Sigurisht marrin përparësi ata që janë të rrezikuar ose ata që punojnë në grupe të mëdha, si fasoneritë.”

Ndërsa, e pyetur për katër rastet e fundit në Shkodër, të cilët Ministria e Shëndetësisë nuk i radhit si vdekje Covid, Bino sqaron se ka një procedurë për përcaktimin e këtyre rasteve.

Cila është metodologjia që po ndiqet? A po përpiqeni të ulni shifrat?

“Jo, me vdekshmërinë merren një grup ekspertësh. Ka ekspertë të përcaktuar, këta kanë qenë persona që kanë qenë të infektuar por ishin në koma..”

Si e ka marrë virusin ai që ka qenë në koma?

Bino:

“Ishte infermierja e infektuar që e trajtoi. Pastaj sesi është infektuar infermierja është diçka tjetër. Kemi bërë një gjurmim të thelluar. Ka një debat të sotëm për klasifikimin e vdekshmërive. Është dicka që po diskutohet dhe është e saktësuar. Çdo vend ka metodologjinë e vet…U kërkua nga OBSH që të ketë nje metodologji standarte. Ne duhet të jemi të saktë, të ndërtojmë metodologjinë tonë.” /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re