Nga një sondazh i kryer nga “Gani Bobi” tregon se Lëvizja Socialiste për Integrim ka një rënie në elektorat, pasi në Qarkun e Beratit sondazhi i jep vetëm 2% të votave.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në vitin 2017, LSI mori në Berat 23.6% ose dy mandate.

Analisti Baton Haxhiu thotë se për këtë sondazh zgjodhi qarkun e Beratit pasi njihet si “bastion” i Ilir Metës dhe në këtë mënyrë mund të shihte se si ka ndryshuar elektorati i LSI.

Haxhiu theksoi se dy arsyet kryesore që kanë sjellë rënien e elektoratit të LSI janë djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale.

Sipas Haxhiut nëse opozita do të kishte ndjekur rrugën radikale apo revolucionare, sjella e elektoratit sot do të ishte ndryshe.

“Nëse LSI dhe PD me djegien e mandateve dhe mos pjesëmarrjen në zgjedhje ta kishin vazhduar idenë revolucionare situata do të ishte ndryshe”, deklaroi ai për Euro News Albania.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re