Radiologu Almir Skana ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e Fax News, në emisionin “Me Xhaxhiun”, përballë moderatorit Rezeart Xhaxhiu.

Ai është ftuar të flasë për kancerin e gjirit dhe nevojën që ka çdo femër për të bërë rregullisht mamografi, në mënyrë që të diagnostikohet kjo sëmundje e rëndë në faza të hershme dhe të mos përfundojë me pasoja të rënda.

Fillimisht, radiologu foli për frikën e grave për të bërë mamografi. Ai i bëri apel atyre që të kontrollohen, pasi kjo është një kulturë që duhet ta mësojnë.

“I bëj apel të gjithë grave është të bëhemi bashkë dhe ta mposhtim. Gratë duhet të kenë kulturën për të kontrolluar gjirin. Sigurisht gratë tërhiqen për të bërë mamografi duke sensivbilizuar. Duhet të bëjmë kalendar të shëndetit. Mosha kryesore që ndan llojin e ekzaminimit është 35-40 vjec. Dy ekzaminimet bazë janë ekografia, që i rekomdanohet çdo femre që nga mosha e pubertit. Një femër duhet të kontrollohet një herë në vit për kancerin e gjirit“, tha ai.

Ai më tej shpjegoi dhe dy llojet e patologjive, ajo e rrezikshme apo malinje, dhe ajo jo e rrezikshme apo siç njihet ndryshe benjinje. Radiologu theksoi se madhësia e gjirit nuk nudikon në prekjen nga kanceri.

“Janë dy lloje patologjish. Ajo benjinje, jo të rrezikshme për jetën , dhe ato malinje, të rrezikshme për jetën, ku klasifikohet kanceri. Kemi dhe patolegjinë e tretë që është kanceri. Nuk ka lidhje fare me kancerin e gjirit madhësia e gjirit. Prblemi i patologjisë varet nga qeliza ku marrin origjinën. Pjesa më e madhe e atyre malinje e marrin te gjendra e qumështit. Gjiri ndahet me 3 grupi, ai me përmbajtje dhjamore, lehtësisht e diagnostikueshme; gji gjysëm gjendror dhe gjysëm dhjamor, këto raste fillon e bëhet më i vështirë diagnostikimi; dhe me përmbajtje shumë gjendrore, të cilët në mamografi marrin shumë pak të dhëna. Këto gra duhet që përveç mamografisë të kompletohen me eko që të shihen më qartë. Të gjitha ato gra që kanë pasur familjar të prekur nga kanceri i gjirit duhet patjetër të diagnostikohen. Çdo femer mund të preket, prandaj ju lutem bëni mamografi“, tha ai.

Në fund Almir Skana ka prekur dhe kancerin e gjirit te meshkujt. Ai tha se nuk është tabu që meshkujt të preken nga ky kancer. Ai madje solli si shembull babain e shokut të tij që vdiq nga kjo sëmundje.

“Fatkeqësisht kam humbur babain e një shoku me kancer gjiri, të cilin e kisha diagnostikuar unë. Është i rrallë por vitin e fundit kam diagnostikuar 3 meshkuj me tumor gjiri. Nëse një mashkull ndjen që njëri gji ka diskordancë me tjetrin duhet patjetër të diagnostikohet. Nukë shtë tabu, duhet thjesht të diagnostikohet. Nëse tjetri është pak më i rritur duhet të diagnostikohet”, përfundoi ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re