Shyqyri Aliaj është një Profesori i njohur i cili ka drejtuar për shumë vite Institutin e Sizmologjisë

Ai qetësoi shqiptaërt duke u shprehur se nuk priten më tërmete si dhe duke theksuar se pasgoditjet e tërmetit të 26 nëntorit janë në rënie.

I pyetur nëse pritet një termet i
tretë, i fuqishëm, ai tha prerazi “JO”, duke bërë edhe sqarimin me fakte
shkencore. Sipas profesorit, tërmeti i 21 shtatorit nuk mund të
krahasohet me tërmetin e 26 nëntorit, pasi i pari ishte me aktivitet të
vogël sizmik. Ndërsa përjashtoi çdo mundësi për një termet të ngjashëm
me atë të 26 nëntorit në ditët apo muajit në vijim.

“Jo nuk do të ndodhë! Çdo termet
ka një zonë vatre, ka volum, ka shtrirje… Vatrat e vendit tonë janë
vatra në koren e tokës që shkojnë nga 50 deri në 70 km. Vatra e tërmetit
të fundit ishte me shtrirje të vogël, 40 km nga Durrësi deri në Gjirin e
Drinit. Në këtë segment 40 km do kohë që të përpunohet e gjitha. Pra
këto pasgoditje që kanë ndodhur këto ditë kanë ardhur pasi po përpunohet
vatra. Tashmë pasgoditjet po shkojnë drejt shuarjes. Aktiviteti sizmik
po shuhet. Në ditët në vijim Tirana nuk duhet të shqetësohet.
Pasgoditjet mund të ndjehen pak në zonat bregdetare. Në ditët në vijim
këto do të rrallohen, mund të jetë ndonjë me magnitudë më pak se 4, por
më të mëdha nuk do të ketë”, – theksoi ai në ABC News.

Gjatë shpjegimit të tij, profesori më tej, u shpreh se: “Është
një zonë që akumuluar energji dhe vjen koha qe një energji e akumuluar
që bëhet aq e madhe që është në mes dy pllakave, pllaka afrikane me
pllakën evropiane. Kur përplasen këto pllaka, pllaka afrikane zhyttë
futet poshtë pllakës euroaziatike e saldojnë shkëmbin dhe gjeneron
tërmetin. Është një lëvizje e kontinenteve. Ky ndërveprim gjeneron
tërmete në ultësirën perëndimore të Shqipërisë”.

Nga ndryshon tërmeti i 21 shtatorit me atë të 26 nëntorit? Profesor Shyqyri Aliaj thotë: “Zona
e vatrës është rreth 40 km dhe po shuhet aktiviteti. Ka një ligjshmëri
evolucioni i tërmetit. Ishte me magnitudë 5.6 tërmeti i parë dhe ai
mbaroi aktivitetin e tij që ditën e parë të dytë. U shua se ishte termet
jo i fuqishëm në vatër. Shkaktoi dëme që duheshin evidentuar. Tërmeti i
dytë ka një vatër që po përpunohet dhe nuk ka për të pasur goditje
tjetër”.

Profesori paraqiti hartën zyrtare të
tërmeteve të miratuar në vitin 1980, pas tërmetit të fuqishëm të
Shkodrës në ’79. Në këtë hartë janë shënuar zonat që marrin tërmete 8
ballë që janë kryesisht Durrësi, Kavaja, Shkodra dhe Dibra. Po kështu
zonat në qendër të Shqipërisë me termet 7 ballë, ndërsa me 6 ballë janë
vetëm zonat veriore malore. Kjo hartë u ka shërbyer ndërtuesve për shumë
vite, por profesori tha se ka ardhur koha për të bërë një hartë të re.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re