Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është shprehur se në Partinë Demokratike ka qasje të ndryshme në mënyrën si e konceptojnë organizimin e kësaj force politike.

Komentet Sula i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha një pjesë e grupit të Kryesisë kërkojnë zgjedhjen e kryetarin, ende pa u certifikuar antarësia dhe pa u zgjedhur institucionet e tjera.

Ai shtoi se Basha nuk po respekton institucionet e PD-së, duke nisur që nga përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar, që sipas tij, nuk mblodhi Këshillin Kombëtar dhe deri te zgjedhjet e reja për kryetar të PD-së, që sipas tij, po bëhen në një kohë kur institucionet e PD-së janë të cunguara.

“Është krijuar një keqkuptim sikur Lefteri, unë dhe gjithë grupi tjetër i Kryesisë po kërkojmë të bllokojmë procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri, sikur po çojmë PD-në te Berisha. Ne kemi qasje të ndryshme në mënyrën si e konceptojmë organizimin e PD. Po a rri çatia pa themel? Këta thonë të vendosim kryetarin, pa anëtarin.

Ne themi vëmë gurin e parë, kush është anëtari, dega, etj. Sot mungon Këshilli Kombëtar, Kryesia e cunguar, etj. Ne themi t’i mbarojmë gjithë këto procese. Sepse një kryetar i vetëm si mund ta organizojnë PD në gjithë Shqipërinë? Sigurisht sipas pëlqimeve. Për të qenë i sinqertë, për veten time nuk jam ndarë me Berishën, sepse ai është “non grata”.

Sali Berisha ose kushdo qoftë të shkojë para drejtësisë për ato që ka bërë. Por kam thënë që rruga që po ndjek Berisha jashtë organeve të PD-së, ose rruga që po ndjek Basha që përjashtoi Berishën pa kaluar në institucionet e PD-së… Pra ku dallojmë ne nga Berisha? Po pse do vdes deputet unë? Do je mi lumtur po të mos jem në lista në 2025”, u shpreh Sula.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re