Prefekti i Lezhës, Gjok Jaku ka folur ditën e sotme për Fax News për mundësinë e përmbytjeve në qarkun e Lezhës pas reshjeve të dendura të shiut.

Ai deklaroi se nuk ka rrezik përmbytje për banesat e Lezhës dhe as për tokat bujqësore, pasi reshjet e derimëtanishme janë normale për këtë zonë.

Ai thekson se mund të krijohen probleme të përkoshme nëse reshjet e mbrëmshme dyfishohen dhe bien brenda 3 orësh, por që përsëri nuk rrezikojën përmbytje.

Flet Gjok Jaku

Nuk ka vështirësi në qarkullim apo në funksionim e kolektorëve. Nuk rrezikojnë të përmbyten zonat e banuara apo tokat bujqësore. Deri në këto momente që flasim, nuk kemi situatë që rrezikon. Një mase e tillë shiu është mëse normale për territorin tonë. Për fat të mirë nuk kemi pasur ndërprerje të energjise për hidrovoret. Kanë punuar pa ndërprerje dhe kjo situatë përballohet mirë.

Dua të thksoj se 3 hidrovoret e Kurbinit janë restaurur. Është dyfishuar kapaciteti i tërheqjes së ujit. Nga ana tjetër të 3 kolektorët janë pastruar tërësisht gjatë vitit 2021. Kjo sasi reshje nuk përbën rrezok për kKurbinin. Natyrisht nëse do të kishte dyshifim të reshjeve të mbremshme në një hark kohor 2-3 orë, natyrisht që do të krijonte problem të përkohshëm. E them me bindje me shtimin e kapaciteteve tona, përbën një moment shumë të rëndësishëm që situatat e viteve të shkuara të mos përsëriten. Në Mirditë nuk kemi probleme absolutisht. Nuk kemi asnjë rast të shmebjes së rrugeve deri ne momentin që flasim. E njëjta gjë dhe për Lezhën. Masa e reshjeve të brendshme është normale për Lezhën.

Nëse do të kemi dysfishim të reshjeve të mbrëmshme mund të na krijojnë probleme të përkoshme por kurrsesi përmbytje te banesave. Reshje të dobvëta ka në këto momente që flasim.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re