Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, deklaroi se është domosdoshmëri që pacientët që dyshojnë se janë të prekur nga koronavirusi të vetëizolohen. Nisur nga rrethanat, ata nuk kanë çfarë të bëjnë, veçse të mbyllen në një dhomë të banesës, e të presin.

Megjithatë, për ata që rezultojnë të infektuar, ka rrezik se mund të infektohen edhe familjarët. Brataj shpjegon se përse është e domosdoshme kjo procedurë.

“Pacientët e infektuar që janë në banesë nuk ka çfarë t’u shërbehet veç nevojave të përditshme. Pjesëtarët e familjes janë të rrezikuar, ndaj është këshilluar vetëkarantimimi dhe izolimi në një dhomë të veçantë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re