Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati rrezikon burgun pas kallëzimit të PD-së.

Berisha paralajmëroi se demokratët janë të vendosur, duke iu drejtuar kryeministrit Rama se: “Ta dijë, ky është vetëm fillimi”.

I pyetur nëse do rikthehen sërish në selinën e Kuvendit, pas shtyrjes së Konferencës së Kryetarëve, ku pritet miratimi i projekt buxhetit 2024, ai theksoi se “deputetët do të jenë aty ku i thërret detyra”.

Berisha: Demokratët janë të vendosur kësaj here. Mund ti them Edi Ramës se ky është vetëm fillimi, ta dijë Edi Rama.

Mbledhja u shty, a do të ktheheni në 13:00?

Berisha: Deputetët do të jenë aty ku i thërret detyra.

Po ju?

Berisha: Të gjithë. Deputetët do të jenë aty ku e kanë vendin, beteja është betejë.

Ish-kryeministri theksoi se greva e urisë është opsion i mundshëm dhe se nga parlamenti nuk largohen.

“Absolutisht! Një gjë ju siguroj ju dhe shqiptarëve, që çdo opsion, përfshi grevën e urisë, është 100 përqind i mundshëm.

Ne nuk e dorëzojmë Kushtetutën. Ne nga parlamenti nuk largohemi, por në parlament do mbrojmë të drejtat kushtetuese të deputetit, që janë njëkohësisht të drejta kushtetuese të gjithë atyre që kanë votuar opozitën”, u shpreh ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re