Sean Conley, mjek i Donald Trump ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës “nuk është më i rrezikshëm për transmetimin”.

“10 ditë që nga nisja e simptomave, pa temperaturë prej më shumë se 24 orë, në gjendje të mirë, tregojnë se nuk ka asnjë lloj virusi aktiv që po riprodhohet. Ndërkohë që testimet tregojnë një ulje të ngarkesës virale”, tha mjeku.

Ndërkohë që shumë virologë, të kontaktuar nga mediat amerikane, kanë arritur në konkluzionin se kreu i Shtëpisë së Bardhë është ende pozitiv me koronavirus.

Në fakt, nuk përmendet e vërteta që presidenti i SHBA i është nënshtruar tamponëve të tjerë dhe se këto kanë qenë negative.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re