Mjeku infeksionist, Gent Stroni, shprehet optimist për situatën momentale nga koronavirusi, në spitalin Infektiv të Tiranës. Për mjekun infeksionist ekziston ende një ‘Por’, për faktin se ndoshta nuk është arritur ende piku i kurbës.

Me ardhjen e ditëve të nxehta, në një kohë kur jemi në prag të sezonit turistik shqetësimit dhe frikës së infektimit nga uji i detit, për shkak të pështytjes në ujë, mjeku infeksionist i përgjigjet se ende nuk jemi në atë lloj vendimi që mund të themi se kjo ngarkesë mund të jetë infektuese.

”Të jem i sinqertë është një situatë optimiste, pasi kjo ngjarje që ndodhi duhet parë në ditët e spitalit, duhet parë tek rastet që janë ende në hospitalizim. Nëse do vazhdojmë me këto ritme, është pozitive për sistemin tonë shëndetësor. Por ekziston një ‘por’ gjithnjë, pasi ka një zgjatje të kurbës maksimale sipas studimeve të bëra në Gjermani dhe kjo më tremb. Duhet parë situata dhe shifrat në vijim për t’u gjykuar në bazë të tyre për të bërë të mundur logjikimin e situatës për të vendosur hapjen e spitaleve të tjerë. Në këtë moment është një situatë e qetë”, tha mjeku infeksionist në një lidhje skype për emisionin “Repolitix”. Mundemi ta forcojmë imunitetin dhe në çfarë mënyre?

“Çështja e imunitetit nuk është vetëm në një ditë. Secili duhet ta ndërtojë imunitetin ditë pas dite. Të bëjmë një jetë të shëndetshme, ky është çelësi. Një imunitet që të vij hap pas hapi. Duhet të jetë një imunitet natyral”, është shprehur ai.

Me ardhjen e ditëve të nxehta dhe dëshirës për t’iu drejtuar detit, në një kohë kur jemi në prag të sezonit turistik shqetësimit dhe frikës së infektimit nga uji i detit, për shkak të pështytjes në ujë, mjeku infeksionist i përgjigjet kështu:

“Që të ndodhë një infeksion duhet të kemi person të infektuar, një virus në rastin konkret dhe një person që do e marrë këtë virus. Kur flasim për këtë duhet të kemi një ngarkesë virusale të mjaftueshme për të infektuar një person tek i cili ai do bjerë. Ky virus ka shumë të panjohura, saqë edhe kjo gjë është ndër pikat që është akoma në studim.

Parë në këndvështrim logjik, një person që do të konsiderohet se është i infektuar dhe që në këtë moment ka pështyrë duhet të jetë një kohë shumë e madhe dhe një koncentrim shumë i madh të kalojë tek personi tjetër i cili do infektohet.

Kur kemi të bëjmë me ujin e detit me kripë dhe bën të mundur shpërndarjen dhe uljen e kësaj ngarkese virale në njësinë e sipërfaqes, mund të qëndrojë për një kohë të gjatë në sipërfaqe, por mbase nuk do jetë e mjaftueshme kjo ngarkesë virusale, që mund të shkaktojë sëmundje tek një person tjetër, por nëse është volum i madh mund të ndodhë infeksioni. Por nuk jemi në atë lloj vendimi që të themi se kjo ngarkesë mund të jetë infektuese”, sqaroi mjeku infeksionist Gent Stroni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re