Banorët e ‘5 maj’ në Tiranë kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme kundër prishjes së shtëpive të tyre pasi ato nuk janë zonë që ka pasur dëme nga tërmeti.

Në një intervistë për ‘Fax Neës’ banorët shprehen se brenda aktit normativ për procesin e rindërtimit ka shumë pika të paqarta që nuk përcaktojnë se si do bëhet marrëveshja me Bashkinë.

Ata shprehen të vendosur që nëse do bëhet një tjetër ndërhyrje në zonë, do të përplasen fizikisht me ndërtuesit.
Kujtojmë se banorët e kësaj lagjeje janë prej një muaji e gjysëm në protestë për mos prishjen e ndërtesave nga IKMT-ja.

“Nuk na është marrë paraqysh asnjë ankesë, menduam të dorëzojmë një ankesë me të gjitha kërkesat e parashtruara dhe e kemi dorëzuar te Bashkia. Unë them që nuk ka numër për protokollimin e ankesës sepse është urdhër nga lart.

Unë personalisht i kërkova me insistim pse nuk duhej protokolluar ankesa dhe me mesazh më kanë sjellë që nuk pranohet asnjë prej tyre. Prandaj ne sot jemi jashtë, kemi një muaj e ca që bëjmë protesta dhe ata akoma nuk e dinë arsyen se pse kemi bërë ankesa.

Ne po presim mos po sensibilizohen dhe të na japin një zgjidhje.

Projekti I pallatit ka nisur?

“Ndërtimi ka filluar te disa shtëpi por nuk mund të bëhet përderisa ne nuk kemi rënë dakord me Bashkinë.

Që në 2004 është bërë procesi I legalizimit dhe sot ne humbin prej ASHK-së dhe të dalim mes rrugëve.

Nuk jemi dakord as me cmimin, na trajtojnë ne si zonë me zhvillim të njëjtë me ata që kanë vuajtur tërmet, ne duam cmimine tregut dhe jo të referencës.

Duhet të bësh vetdeklarim thonë që tia japim pronën bashkisë dhe ne këtë gjë nuk e bëjmë, nuk firmosim. Nëse ka ndërhyrje nga ana e ndërtuese ne do përplasemi dhe fizikisht.

Projektin e rindërtimit nuk do e lejojmë, pjesa jonë nuk është brenda aktit normativ”-u shpreh një banor i lagjes.

“Të bëhet transparent projekti dhe të firmoset marrëveshje e drejtë nga Bashkia.

Mendojmë se akti është tejet korruptiv pasi brenda tij ka shumë pika të paqarta, shkëmbimi 100% është I paqartë, kur do mbarojë, sa do të jetë bonusi I qerasë dhe sa do të zgjasë?”-u shpreh një tjetër banor.

“Shtëpia është e shenjtë, a do i nis fëmijët në azil dhe unë të bëhëm kamikaz apo të jem nga ato frikacakët: Po ma dhe kur të ma japësh. Unë nuk jam nga ato”-përfundoi një tjetër.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re