Zëvendës-kryeministri Erion Braçe, ka dhënë një lajm të mirë mbi situatën e koronavirusit në urgjencën e spitalit të Fierit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Braçe shkruan se asnjë mjek,
infermier apo sanitar sipas tij, nuk ka dalë pozitiv nga koronavirusi.

Ai e konsideron këtë, lajmin mëtë mirë të javës.

“A tu jap një lajm të mirë?! Të 21 mjekët, infermierët dhe sanitarët e
Urgjencës dhe Patologjisë në spitalin e Fierit,pas testit të tamponit,
dolën negativë. Lajmi më i rendesishëm dhe natyrisht më i gezuari që kam
marrë prej së premtes që kaloi. I gëzuar për ta, një për një, tashmë i
qetë edhe për Fierin”, shkruan Braçe.

Ai shton më tej në postimin e tij:

“Spitali është i pastër për çdo qytetar që kërkon ndihmë dhe kurim
aty. 21 mjekët, infermierët e sanitaret, ranë në kontakt për tre ditë me
radhë me një grua të ardhur nga Italia, e cila, gënjeu tre ditë me
radhë dhe u zbulua nga policia. Ajo infektoi edhe bashkëshortin e saj.
Ka një arsye përse dolën negativë mjekë, infermierë e sanitarë.
Disiplina në urgjencë e në pavion, veshje, maskë e doreza çdo minutë e
me çdo të sëmurë, higjenë e pastërti. Një bravo shumë e madhe për
secilin një bravo edhe për drejtoreshën e Spitalit Rajonal Fier”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re