Jam një burrë 42 vjeçar, jam i martuar dhe kam tre fëmijë. Por, jam në një hall të madh dhe nuk di si t’ia bëj me jetën time: jam i dashuruar në një vajzë 22 vjeçare, e cila është 20 vjet më e re se unë.
Ajo quhet Linda dhe është vetëm 22 vjeçare, mirëpo duket shumë më e vjetër për dallim nga vitet që i ka. Është e bukur, zeshkane, e gjatë dhe shumë seksi. Kur e kam parë për herë të parë, nuk dua të fsheh asgjë, këmbët më janë dridhur, por kurrë nuk më ka shkuar mendja se do të bëj ndonjëherë për vete. E shikoja kur vinte dhe kur shkonte nga puna dhe gjithnjë më interesonte se çka kishte veshur dje dhe çka do të vishte nesër. Secilën ditë ndërrohej sikur për të më eksituar mua. Në shikim të parë kishte pamjen e një vajze hijerëndë, që shikonte punën e saj dhe nuk qante kokën për askë tjetër.
A mundem të jetoj në këtë mënyrë duke bërë dhe duke u dhënë gjithnjë e më shumë shpirtërisht dhe jetësisht pas Lindës.
Gjysmën e rrogës po e shpenzoj pas saj, gjysmën e jetës ma ka marrë ajo. Nuk e di si të vendosi me jetën time: a t’ua kthej shpinën gruas dhe fëmijëve për Lindën? Jam në hall të madh, sepse jam i dashuruar thellësisht në Lindën.Cfar te bej?Me jepni nje mendim.
