Selami Jenishehri, i partisë së pensionistëve, deputeti që votoi pro shkarkimit të Metës, shpjegoi në emisionin “Të Paekspozuarit” më MCN TV, që nuk ka marrë asnjë lek apo shpërblim, për të votuar kundër Metës. Jenishehri u përlot pak, dhe deklaroi se është betuar para popullit dhe gazetarit Ylli Rakipi, që nuk mund të blihet kurrë.

Megjithatë, Jenishehri tha se disa prej kolegëve të tij, janë kompromentuar…

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Janë hapur fjalë që u blenë deputetët.Juve ju dhanë gjë, lek a ndonjë gjë të vogël?

Selami Jenishehri: Unë kur kam shkuar atje në Parlament, jam betuar para popullit shqiptar, para Zotit, jam betuar para eshtrave të babait tim. Në darkë atë ditë jam betuar edhe para gazetarit Ylli Rakipi. Të kam thënë, mos të shkojë mendja se Selami Jenishehrin e blen dot kush! Ata njerëz që bëjnë këtë punë, janë ustallarë, nuk të thonë direkt. Indirekt, ta masin pulsin. Unë e kuptoj, jam profesor matematike.
Kolegët që kam konfidencë, ata janë personat që pasi i studiojnë problemet që kanë… Njëri e ka gruan mësuese, do vend pune. Edhe në këtë mënyrë, merr të drejtën. Jo se thyen ligjin, por ndihmon të zbatohet ligji.

Ylli Rakipi: Zoti Jenishehri, tani që do të shkarkohet Ilir Meta, a pranon të jesh President ti?

Selami Jenishehri: Asnjëherë se kam menduar. Do ta pranoja. Nëse më bëhet ky propozim, do ta pranoja, do të bëja shtetin që të drejtohet nga një qeveri me profesor doktorë, të zgjedhur nga vetë profesorë doktorët me votim të fshehtë.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re