Drejtori i Përgjithëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka deklaruar se uniformat blu janë përfshirë në operacionin e goditjes së grupit të fuqishëm kriminal të trafikut të drogës, me bazë në Durrës, vetëm ditën e djeshme.

Kryepolici theksoi se nuk ka pasur mbikëqyrje të fshehtë fizike apo vëzhgim asnjë personazh të këtij grupi kriminal.

Ndërsa pyetjes nëse ka pasur dekonspirim të operacionit u shpreh se “s’ka pasur probleme”.

“Policia e Shtetit është përfshirë vetëm dje në fazën e ekzekutimin e vendimeve penale dhe nuk ka pasur mbikëqyrje të fshehtë fizike apo vëzhgim asnjë personazh të këtij grupi kriminal.

Sa i përket pjesës së dekonspirimit për mua nuk ka pasur asnjë problem”, tha Ilir Proda në konferencë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko