Skip to content

A u dekonspirua operacioni i SPAK? / Reagon AMP: Po verifikohet çdo dyshim

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

 

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka reaguar në lidhje më aludimet për dekonspirim të operacionit ‘Golden Bullet’.

 

AMP njofton se po verifikon me seriozitet maksimal çdo dyshim nëse ka patur rrjedhje të informacionit në lidhje me këtë operacion.

 

Operacioni ‘Golden Bullet’ u krye nga SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shetit duke vendosur në pranga 18 persona e duke bërë të mundur shkatërrimin e 8 grupeve të strukturuar kriminal.

 

Reagimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) po verifikon çdo dyshim nëse ka patur rrjedhje informacioni, gjatë operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia e Shtetit, në kuadër të procedimit penal nr.75/2022, përmes të cilit u caktuan dhe ekzekutuan masat e sigurimit personal të karakterit shtrëngues “Arrest në burg” për 32 shtetas, mes tyre edhe një punonjës policie.

Në përfundim të këtij operacioni, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore siguron opinionin publik dhe mediat se do të hetojë me seriozitetin maksimal çdo dyshim për rrjedhje të mundshme të informacionit nga punonjës të policisë, si edhe çdo përfshirje nëse ka, në aktivitete të paligjshme.AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë