Kryeministri Rama, gjatë vizitës së sotme në Kosovë është takuar edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Duke iu referuar “shtrëngimit të duarve” në të shkuarën mes Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt, analisti Baton Haxhiu tha në emisionin “Shock” se “Rama e ka sforcuar atë kohë veten te ajo pika nacionaliste, duke menduar se më vonë do të ndikojë që taksa 100% të tërhiqet dhe të mos jetë pjesë e  simbolikës patriotike, por të jetë racionalizim i politikës për atë që do të ndodhi më pas në kongresin e Berlinit”.

Sipas Baton Haxhiut, në një moment Edi Rama “i dha fuqi” Ramush Haradinajt, pa e njohur karakterin e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re