Policia dhe Prokuroria nuk kanë ende asnjë person të dyshuar për vrasjen e Iljaz Çalit.

 

Në pyetje janë marrë të paktën dhjetë persona, katër prej të cilëve janë të dyshuar dhe mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

 

Mbrëmjen e djeshme policia ka marrë në pyetje 50-vjeçarin RR.D., për të cilin familjarët e viktimës pretendojnë se u ka rreth 1 milion euro borxh. 50-vjeçari, gjatë marrjes në pyetje, nuk ka mohuar borxhin.

 

Ai ka deklaruar se viktimës i kishte 350 mijë euro borxh pasi i kishte marrë minierën e kromit në Bulqizë për të punuar.

 

Sipas 50-vjeçarit RR.D., kromi vijon të jetë ende në galeri dhe nuk ështe hequr që andej. Mohon të ketë lidhje me vrasjen dhe pretendonte se mbrëmjen e së dielës ishte në banesë.

 

Para se të ndodhte krimi, Iljaz Çali kishte ardhur në Tiranë për të blerë ushqime për familjen, produkte që hetuesit i gjetën në makinë pas atentatit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re