Ka dalë në rezultatet përfundimtare ekspertiza paraprake që i është bërë Klodian Çalamanit në paraburgimin e Vlorës.

Sipas ekspertizës Klodian Çalamani, vrasësi i fëmijës 8 vjeçar në Grecalli të Fierit, nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Çalamani ka folur me gjakftohtësi të plotë për vrasjen e Mateos 8 vjeçar, si në ambientet e paraburgimit, ashtu në Policinë e Fierit në momentin që u arrestua.

“Klodian Çalamani nuk ka probleme të shëndetit mendor”, thuhet në ekspertizën e bërë 38 vjeçarit, mëson gazetari Elton Qyno.

Kujtojmë që ditën e djeshme gjykata ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest me burg”.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re