Kjo është piktura e parë që piktori Abaz Hado ka hedhur në letër rreth 5 dekada më parë e që tregojnë fillimin e një rrugëtimi të gjatë të dedikuar tërësisht artit.

 

Ekspozita retrospektivë “Një jetë në art” përmbledh një cikël jetësor, që nga fëmijëria, ku hapi dhe ekspozitën e tij të parë e deri tek veprat e fundit të punuara.

 

ABAZ HADO

AUTOR I EKSPOZITËS

“65 është goxha vite. janë vite të konsumuara në art dhe kjo është periudha më aktive që një krijues sheh, evoluon dhe krahason rrugëtimin. Këtu janë punime të ekspozitave të mia në klasë të 6 e më pas në klasë të 8, pra punimet më pikante të asaj periudhe dhe e gjithashtu ka disa punime në grafikë dhe punime të miat të viteve të fundit.”

 

I gjendur mes pikturës dhe grafikës Hado, shpesh ka ndryshuar zhaner, duke kaluar nga ekspresionizmi, në surrealizëm apo dhe në abstraksion.

 

Por jeta e tij artistike në vitet e fundit, të cilat i cilëson dhe më të frytshmet e karrierës së tij, janë plot ngjyra të pastra, të përpunuara me mjeshtri dhe që japin imazhe dhe mesazhe të së bukurës.

 

ABAZ HADO

AUTOR I EKSPOZITËS

“Në këto vitet e fundit kjo periudhë është periudhë shumë e mirë e imja pasi më dha mundësi të nxjerr një moment tjetër që unë vetë nuk e njihja që e kisha brenda vetes. Një lloj arti abstrakt që luan me ngjyrën emocionin, sa shprehi ke ti brenda vetes si i kompozon, pra gjithçka që ky art të ofron.”

 

Ekspozita është e hapur për të gjithë publikun në Galerinë e Artit në Tiranë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re