Është nënshkruar Marrëveshja Themelore ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe KPS-së

Kontrata është nënshkruar nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, e bëri realitet atë hap që mund t’i shkaktojë rrëzimin.

Ai firmosi marrëveshjen e përfolur me Kishën Serbe, një akt që kundërshtohet forta nga fryma anti-serbe në politikën dhe opinionin malazez.

Marrëveshja Themelore ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe (KPS) është nënshkruar mëngjesin e sotëm në Podgoricë, raporton Beta.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Patriarku erdhi në kryeqytetin e Malit të Zi mëngjesin e sotëm.

Në foton që Abazoviç ka postuar në Telegram, shihet se në ceremoninë e nënshkrimit kanë marrë pjesë edhe ministri i Drejtësisë së Malit të Zi Marko Kovaç dhe Mitropoliti i Malit të Zi dhe Bregdetit Joanikije.

Disa dhjetëra qytetarë protestuan kundër nënshkrimit të kontratës në afërsi të Vilës Goricës, ku edhe ishte mbajtur, njofton Podgorica Vijesti.

Ministri i Drejtësisë, Marko Kovaç, mbrëmë ishte mysafir në Dnevnik të TVCG-së, i cili tha se nuk sheh nevojë të ndryshohet asgjë në tekstin e Marrëveshjes Themelore, e cila më herët është miratuar nga qeveria.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re