Skip to content

Abazoviç në krah të Zelenskyt: Lufta të ndalet menjëherë! Ukraina ka mbështetjen e madhe të Ballkanit Perëndimor dhe atë të BE…

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abozoviç gjatë konferencës së përbashkët në Kiev me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor janë në krah të popullit ukrainas.

Ai theksoi se 3 vendet po japin një kontribut i cili mbase nuk është i mjaftueshëm, por është një mesazh i qartë për vendet e tjera të BE, që të bëjnë më shumë për Ukrainën.

“Faleminderit për kohën tuaj. Ne e konsiderojmë këtë si një detyrim politik, por moral për të ardhur në Kiev dhe simbolikisht të shtrëngojmë duart me ju dhe të japim një përqafim të madh për të gjithë popullin ukrainas, që është përpjekur të mbrojë vlerat demokratike të europës. Ju nuk po luftoni vetëm për popullin tuaj, po luftoni për parimet dhe mënyrën e jetesës, për të zgjedhur fatin tuaj për të ardhmen. Vendet tona, duhet të them që gjithçka që lidhet me parimet elementare, demokratike, për ne është në rregull e njëjta gjë vlen dhe për BE-në. Keni mbështetjen e Malit të Zi, sigurisht që kam i gëzuar që keni dhe mbështetjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ajo që është e rëndësishme është që lufta të ndalet, duhet të gjejmë një rrugë si të ndalim shkatërrimin masiv, vrasjen e njerëzve, pas kësaj do të keni mbështetjen e plotë për rindërtimit të vendit tuaj. Ne nuk kemi shumë kapaciptet, por do të japim kontributin tonë, siç po u japim disa pajisje dhe mbështetje financiare, e cila nuk ëhstë mjaft, por është mbështetja jonë. Mbështetja e 3 kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, është një mesazh i fortë për vendet e BE-së që kanë mundësi reale për të bërë më shumë se sa ne. Ajo çfarë keni bërë deri tani është e pabesueshme, do të keni mëbshtetjen tonë. Çdo ukrainas që ndodhet në Malin e Zi janë të mirëpritur dhe ndihen të sigurt. Nuk dua të shoh të kemi refugjatë nga Ukraina, por dua të vimë në atë kohë që të flasim për marrëdhëniet ekonomike për vendet tona. Ne do të bëjmë më të mirën për tu mbështetur në këtë nismë. Ndajmë këtë përvojë prej rreth 3 dekadave më parë në Ballkanin Perëndimor, ne e dimë shumë mirë se çfarë është lufta, prandaj në emër të paqes të të gjitha vendeve europiane ju uroj më të mirat për të ardhmen. Edhe njëherë ky është një detyrim moral i vendeve të Ballkanit perëndimor, dhe më pas politik”, tha Abazoviç.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë