Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka biseduar të martën me homologun e tij egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, për zhvillimet politike palestineze dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Hussein al-Sheikh, ministri palestinez i Çështjeve Civile, e përshkroi takimin Abbas-Sisi në twitter si “pozitiv, konstruktiv dhe të detajuar”.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA njoftoi se Abbas i raportoi Sisit për “shkeljet izraelite të të drejtave palestineze në territoret e pushtuara, duke përfshirë vendet e shenjta në Kudsin Lindor.

Presidenti palestinez e uroi Sisin për organizimin e Forumit të katërt Rinor Botëror në Sharm el-Sheikh të Egjiptit.

Sisi përsëriti mbështetjen e Egjiptit për çështjen palestineze.

Abbas mbërriti në Egjipt të dielën me ftesë të Sisit për të marrë pjesë në Forumin Rinor Botëror.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re