Skip to content

Abbas: Izraeli duhet të ndalojë praktikat e njëanshme

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, tha se është e domosdoshme që Izraeli të ndalojë praktikat e njëanshme.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, Abbas kanë pritur në ndërtesën presidenciale në Ramallah, ndihmës sekretaren e Shtetit të SHBA-së, përgjegjës për Çështjet e Lindjes së Afërt, Yael Lambert.

Në takim Abbas i ka dhënë informacione ndihmës sekretares Lambert lidhur me zhvillimet e fundit në territoret e Palestinës dhe praktikat e njëanshme të Izraelit të cilat minojnë zgjidhjen me dy shtete.

Abbas tha se është e domosdoshme që të ndalohen këto praktika të Izraelit dhe se është e nevojshme të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara mes dy palëve për fillimin e një procesi të vërtetë politik në kuadër të rezolutave ndërkombëtare.

Ai ka vënë në dukje rëndësinë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me SHBA-në dhe vazhdimin e punimeve për heqjen e pengesave përpara.

Në lajm nuk janë dhënë informacione lidhur me detajet e bisedës.

Pritet që Abbas të mërkurën në mbrëmje të takohet edhe me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan i cili do të vizitojë Izraelin dhe Bregun Perëndimor.