Presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha të premten se Izraeli po minon sigurinë palestineze dhe po përpiqet të shkatërrojë zgjidhjen me dy shtete.

Abbas iu drejtua pjesëmarrësve të Asamblesë së Përgjithshme të 77-të të Kombeve të Bashkuara, e cila mblodhi liderët botërorë në Neë York.

Në fjalimin e tij, ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta trajtojë Izraelin si një “fuqi pushtuese”.

“Izraeli shkatërroi marrëveshjet e Oslos dhe nuk ka asnjë partner për të biseduar. Izraeli nuk na la tokën për të krijuar shtetin tonë”, tha Abbas.

Duke thënë se siguria e Palestinës është “minuar” për shkak të politikës pushtuese të Izraelit, ai tha se Izraeli ka vendosur të mos jetë partner në procesin e paqes.

  • “Është Izraeli ai që po përpiqet të shkatërrojë zgjidhjen me dy shtete me politikën e tij aktuale. Izraeli beson në imponimin e një fakti të kryer me forcë brutale dhe agresion, jo me paqe”, tha Abbas.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re