Skip to content

Abbas: S’dua të mbetem në histori si dikush që shiti Jeruzalemin

AFP 1OM0E3

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka thënë se hedh poshtë “Marrëveshjen e Shekullit” të Presidentit amerikan Donald Trump, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk janë më një vend miqësor për Palestinën.

“Unë hedh poshtë ‘Marrëveshjen Shekullit’ të Trump-it. Nuk dua të mbetem në histori si dikush që e shiti ose hoqi dorë nga Jeruzalemi”, tha ai, duke folur në një takim të Ligës Arabe në Kajro.

Siç tha ai, “SHBA nuk është më një vend miqësor i Palestinës” dhe nuk pranoi të takohej me Trump.

Ai gjithashtu kërcënoi se palestinezët do të ndërpresin lidhjet e sigurisë me Izraelin dhe SHBA.