Tërmeti i fuqishëm 7.8 ballë ka shënuar mbi 20 mijë viktima dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të lënduar në Turqi dhe Siri.

Një lajm i fundit na vjen nga gazetari Arlind Isa, në Gaziantep, ku një 21 vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat.

Ai ka qëndruar nën rrënoja për 84 orë.  I riu raportohet se është dërguar menjëherë për të marrë ndihmën e nevojshme.

Gazetari na informon se ende po vijon operacioni i kërkim shpëtimit ku herë pas here ka një qetësi. “Megjithatë ka një realitet të ri ku tëgjithë banorët ndodhen jashtë banesave të tyre dhe të gjithë ndodhen jashtë. Asnjë prej godinave nuk i ka dritat e ndezura vetëm një familje e cila ka guxuar të rrijë brenda në shtëpi.

Ndërkohë janë ngritur disa çadra ku dhe po qëndrojnë banorët. Ende mbetet mister se kur ata do të shkojnë në shtëpi”, shprehet gazetari Arlind Isa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re