Skip to content

ABC News në ‘tunelin e barit’ në Krujë, si ra policia në gjurmët e tij

ABC News ka shkuar në zonën ku u zbulua tuneli i ‘barit’ në Krujë. Gazetari Leonidha Musaj raporton se vendi ku është zbuluar tuneli ku kultivohej droga ndodhet rreth 2 km në vijë ajrore nga rruga kryesore që lidh Fushë-Krujën me Krujën dhe rruga që të çon deri atje është shumë e vështirë.

Në pranga kanë rënë pesë persona. Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Haki Selimi, Rexhep Halili dhe Arlind Selimi si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. Janë arrestuar edhe dy punonjës të OSHEE, Oltjan Farruku dhe Ervis Halili pasi kanë kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike brenda tunelit.

Ndërkohë në kërkim janë shpallur edhe dy punonjës të tjerë: Sokol Kullaj (përgjegjës grupi i OSHEE-së) dhe Erald Kullaj (elektriçist i zonës). Gazetari raportoi se aksioni është shtrirë në të gjithë tunelet e tjera që ndodhen në këtë zonë. Dyshohet se edhe të tjerët janë përshtatur për lëndë narkotike.

Si e zbuloi policia?

Policia ka arritur të sigurojë informacion në rrugë operative nëpërmjet agjentëve të tyre në terren. Më pas personat e dyshuar janë mbajtur në survejim teksa u shërbenin bimëve narkotike. Më pas kanë organizuar operacionin ku zbuluan tunelin dhe me sekuestrimin e bimëve u vunë në pranga edhe 5 të dyshuarit.