Kjo sipërfaqe e madhe me sera është vendi i punës i shtetasit spanjoll i cili dyshohet se vrau veten një natë më parë. Nga pamjet duket se është drejt përfundimit por ende nuk ka sisteme të sofistikuara brenda saj që ta dallojnë nga serat e tjera në zonë.

Serat janë duke u ndërtuar edhe në to nuk është mbjellë ende asgjë. Është një sipërfaqe e madhe prej 40 hektarësh ku mendohet se do të ngriheshin sera për prodhimin e luleshtrydheve, specave dhe domateve.

Banorët thonë se nuk e njihnin viktimën por ishin në dijeni se një grup spanjoll po ndërtonte sera në zonën e Karavastasë. Ata thonë se ishin një grup shumë i mirë.

“Aty janë ngritur sera moderne dhe ishte një grup i mirë me spanjoll. Ata ishin të punësuar aty. Ishin me kontratë të rregullt, tani plotësojnë vitin. Kjo është ngjarje e jashtëzakonshme.”, thanë banorët. Vendi ku punonin spanjollët është rreth 20 minuta larg hotelit ku 47 vjeçari jetonte me shokun e tij.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re