Parlamenti i Irakut zgjodhi sot Abdul Latif Rashid-it president të ri të vendit pasi ai siguroi më shumë vota se presidenti aktual Barham Salih.
Rashid mori 162 vota, ndërsa paraardhësi i tij Salih mori vetëm 99 vota, sipas agjencisë zyrtare irakiane të lajmeve.
Raundi i dytë i votimit u mbajt pasi kandidatët nuk arritën të merrnin dy të tretat e mbështetjes midis deputetëve në raundin e parë.
Më herët, kryetari i parlamentit Mohamed al-Halbousi thirri për mbajtjen e seancës së gjashtë të shtëpisë legjislative për zgjedhjen e presidentit.
Partitë politike irakiane nuk kishin arritur të bien dakord për zgjedhjen e presidentit dhe kryeministrit të ri që nga zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura një vit më parë.
Burimi: AA