Platforma turke e shpimit “Abdülhamid Han” del sërish në ujrat e Mesdheut, një vit pasi iu bashkua flotës turke kërkimore dhe misionit të saj të parë, sipas asaj që njoftoi ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar në një postim në Twitter.

“Një vit pasi iu bashkua flotës hulumtuese të Turqisë, anija shpuese ‘Abdülhamid Han’ është gati për misionin e saj të ri në Mesdhe. Ne themi dhe ‘i pari është Zoti, pastaj vjen spiranca”, tha Bayraktar, duke postuar një video.

Kujtohet se misioni i vitit të kaluar i “Abdulhamid Khan” në Mesdheun Lindor shkaktoi alarm në Athinë, ku Erdogan e karakterizoi atë si “simbol të vullnetit për të mbrojtur të drejtat tona”  ndërsa qeveria greke u përgjigj se “ne nuk do të tolerojmë asnjë shkelje të sovranitetin tonë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re